RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia me më së shumti fëmijë në Evropë

turqia-me-me-se-shumti-femije-ne-evrope

Mesatarja e BE-së sa i përket normës së popullsisë së fëmijëve në vitin 2022 ishte 18,1 përqind.

Popullsia fëmijërore e Turqisë, sipas Institutit të Statistikave Turke, e cila u përcaktua në 22.578.378 në fund të vitit të kaluar, përbënte 26,5 për qind të popullsisë së vendit.

Sipas rezultateve të Sistemit të Regjistrimit të Popullsisë Bazuar në Adresa, në fund të vitit 2022, popullsia e Turqisë ishte 85 milionë e 279.553, ndërsa 22.578.378 prej tyre ishin fëmijë.

Sa i përket gjinisë, nga të gjithë këto 51,3 për qind e popullsisë së fëmijëve ishin djem, ndërsa 48,7 për qind ishin vajza.

Sipas përkufizimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa popullsia e fëmijëve, përfshirë grupmoshën 0-17 vjeç, përbënte 48,5 për qind të popullsisë së përgjithshme në vitin 1970, kjo normë u bë 41,8 për qind në vitin 1990 dhe 26,5 për qind në vitin 2022.

Parashikimet për të ardhmen

Nëse i referohemi strukturës së popullsisë, parashikohet që raporti i popullsisë së fëmijëve në Turqi të jetë 25,6 për qind në vitin 2030, 23,3 për qind në vitin 2040, 20,4 për qind në vitin 2060 dhe 19 për qind në vitin 2080.

Përqindja e popullsisë së fëmijëve në BE

Kur analizohen normat e popullsisë së fëmijëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), mesatarja e BE-së e normës së popullsisë së fëmijëve në vitin 2022 ishte 18,1 përqind.

Ndër vendet anëtare të BE-së me popullsinë më të madhe të fëmijëve ishin Irlanda me 23,6 për qind, Franca me 21,3 për qind dhe Suedia me 21 për qind.

Vendet me përqindjen më të ulët të popullsisë së fëmijëve ishin Italia me 15,6 për qind, Portugalia me 15,8 për qind dhe Malta me 15,9 për qind.

Nga këtu konstatohet se shkalla e popullsisë së fëmijëve në Turqi është për 8.4 për qind më e lartë se mesatarja e vendeve anëtare të BE-së. /trt

Related posts

BE mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje për Marokun e goditur nga tërmeti

rezart morina

Gjermania parashikon mungesa ushtarake edhe pas 2030-s

admin

BE vazhdon presionin: Themelimi i Asociaiconit duhet të nisë pa vonesa

admin