Reshjet e borës kanë përfshirë rajonet e Sirisë veriore, raporton Anadolu.
Që nga orët e natës, reshjet e borës kanë kanë filluar në Azez, Bab, Çobanbey, Jarablus dhe Afrin, rajone të cilat janë çliruar nga organizatat terroriste nëpërmjet operacioneve të forcave turke “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” në veri të Sirisë.
Reshjet e borës kanë ndikuar negativisht në kampet e refugjatëve ku jetojnë mijëra civilë të zhvendosur, të cilët po luftojnë me kushtet e vështira të dimrit.