Disa largpërçues të energjisë elektrike janë dëmtuar pas reshjeve të shiut e rrufeve që ndodhen të dielën pasdite.
KEDS parmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka mobilizuar ekipet dhe se në disa vende ku është përmirësuar moti, disa largpërçues janë kthyer në funksion.
KEDS ka bërë të ditur se rajoni më i prekur është Prishtina, Peja, Prizreni dhe Ferizaj.
“Reshjet e paralajmëruara të shiut për pasditen e sotme kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, me qëllim që të jenë në dispozicion për çdo eventualitet. Rrebeshet e shiut, të përcjella me erëra e shkarkime atmosferike vende-vende edhe me breshër, kanë bërë që disa Lartpërçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit. Aktualisht, rajoni më i prekur është Prishtina, Peja, Prizreni dhe Ferizaj. Falë intervenimit të menjëhershëm të KEDS-it, në disa vende ku është stabilizuar moti, disa dalje tashmë janë rikthyer në funksion, ndërkaq ekipe shtesë janë aktivizuar në të gjitha vendet e prekura nga këto reshje shiu për të rikyçur konsumatorët sa më parë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet nga KEDS.