RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Studimi zbulon shifrat: 900 milionë të infekuar me Covid në Kinë

studimi-zbulon-shifrat:-900-milione-te-infekuar-me-covid-ne-kine

Rreth 900 milionë njerëz në Kinë janë infektuar me koronavirus që nga 11 janari, sipas një studimi të Universitetit të Pekinit.

Raporti vlerëson se provinca Gansu, është më e prekura e ndjekura nga Yunnan.

Kulmi i valës së Covid në Kinë pritet të zgjasë dy deri në tre muaj, sipas ish-kreut të Qendrës Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve.

Ndërkohë që tani me qindra miliona kinezë po udhëtojnë në vendlindjet e tyre dhe jashtë Kinës – për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Kjo valë në rritje e udhëtimeve ka bërë që vende si SHBA, Japonia dhe shumë shtete të BE të marri masa për të gjithë ata që vijnë nga Kina, duke kërkuar një test negativ nga Covid.

Muajin e kaluar, Kina braktisi papritmas politikat e saj zero Covid dhe tani të dhënat zyrtare tregojnë më pak vdekje në ditë, shifra të cilat nuk janë në përputhje me radhët e gjata që shihen në shtëpitë funerale dhe raportet e vdekjeve në mediat sociale.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se Kina, po raportonte shumë më pak vdekje nga Covid. /tch

Related posts

Beogradi provokime në kufirin me Kosovën, Kurti: Alarmuese! Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi

admin

Izraeli zotohet se do të ndjekë Hamasin “në Gaza dhe në mbarë botën”

Muhamet Ramadani

“Të gjithë të duam shumë!”- Princ William feston ditëlindjen, Kate Middleton e uron me një foto të veçantë

admin