RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Reshjet e shumta, Byberi: Situatë emergjente në Tropojë

reshjet-e-shumta,-byberi:-situate-emergjente-ne-tropoje

Shiu i pandërprerë prej dy ditësh shoqëruar me stuhi e rrebeshe po sjell dëme të mëdha në Tropojë.

Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi bëri të ditur sot se situata paraqitet më problematike në njësinë administrative, Bytyç, ndërsa apeloi për ndihmë.

Ai u kërkoi edhe banorëve të kenë kujdes dhe të evitojnë lëvizjet.

“Jo vetëm rrugët dhe kanalizimet janë të tejmbushura, por nga gërryerjet dhe shembjet e mëdha janë në rrezik banesat e qytetarëve. Gjendja më alarmante është në fshatin Vlad, por pothuajse në të gjithë territorin e bashkisë përshkallëzimi po shkon drejt një katastrofe natyrore. Apeloj në mënyrë urgjente, jo vetëm pranë institucioneve përgjegjëse shtetërore, por dhe tek secili banor i Tropojës për kujdes të shtuar dhe solidaritet. Kujdesi më i madh duhet të jetë tek rezervuaret e tejmbushur të cilët rrezikojnë në raste si ky”, u shpreh Byberi.

Related posts

Përkujtohen Jusuf e Bardhosh Gërvalla – Krerët e shtetit i quajtën këto vrasje si goditje të popullit shqiptar

Muhamet Ramadani

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll një vendbanim në rajonin ukrainas Dnipropetrovsk

Kushtrim Guraj

Lavrov: Rusia dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur

admin