RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t, pritet miratimi sot në Kuvendin e Shqipërisë

rezoluta-kunder-raportit-te-dick-marty-t,-pritet-miratimi-sot-ne-kuvendin-e-shqiperise

Kuvendi i Shqipërisë ka në rendin e ditës sot miratimin e një projektrezolute kundër pretendimeve të raportit të Dick Marty-t për trafik të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.

Miratimi vjen në një moment kur Tirana zyrtare ka ngritur tonet kundër Gjykatën Speciale dhe pretendimeve të raportit të Dick Marty-t.

Rama nga Brukseli pak ditë më parë tha se kjo është një faqe turpi për Këshillin e Evropës që duhet të gjej kurajën dhe të kërkoj falje.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka deponuar një projektrezolutë në Kuvendin e Shqipërisë kundër raportit të Dick Marty.

Në këtë projektrezolutë janë renditur 20 pika për të dëshmuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) s’ka qenë e përfshirë në trafikim organesh ashtu siç pretendonte senatori zviceran Dick Marty.

Përmes kësaj rezolute, Shqipëria do të hedh poshtë pretendimet për trafikim organesh.

Related posts

Britania: Nuk është koha e duhur për ta njohur shtetin e Palestinës

RTI

Protestuesit në Turqi demonstrojnë kundër bastisjeve në Al-Aksa

rezart morina

Brigjet e Tunizisë, nga fillimviti zbulohen mbi 900 trupa të migrantëve

rezart morina