RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“E pakapshme nga sistemet e mbrojtjes të NATO-s” – E vërteta e raketës ruse me të cilën mburret Putin

“e-pakapshme-nga-sistemet-e-mbrojtjes-te-nato-s”-–-e-verteta-e-raketes-ruse-me-te-cilen-mburret-putin

Ekspertë ukrainas dhe polakë kanë sfiduar së fundmi pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin se raketa balistike me rreze të mesme, Oreshnik, është e pakapshme nga sistemet aktuale të mbrojtjes raketore të NATO-s.

Pas një analize të bërë mbetjeve të një rakete të përdorur në janar të këtij viti në Lviv, ekspertët ukrainas kanë theksuar se raketa në fjalë ështa një armë eksperimentale e vitit 2017 e krijuar vetëm me pjesë të prodhuara në Rusi dhe Bjellorusi.

Evidencat teknike sugjerojnë se Oreshnik bën pjesë në projektet e modernizimit të infrastrukturës sovjetike dhe nuk është një zgjidhje e re.

Nga ana tjetër ekspertë polakë kanë vënë re se në fazën hyrëse raketa ndonëse lëviz me shpejtësi të madhe, nuk është e aftë për manovra në trajektore duke u ekspozuar ndaj sistemeve perëndimore.

Të dhënat shkojnë në favor të klasifikimeve të hershme amerikane sipas të cilave Oreshnik është një zhvillim j sistemit të vjetër rus, RS-26 Rubezh.

Related posts

UNHCR-ja: Sezoni i shirave përkeqëson situatën e sudanezëve të zhvendosur

Muhamet Ramadani

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të rënë dakord! Bombardime dhe viktima nga të dyja palët

admin

Forcat turke neutralizojnë 29 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

admin