RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rikthehet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve

rikthehet-dialogu-mes-kosoves-dhe-serbise-ne-nivel-te-kryenegociatoreve

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen të martën në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha se prioritet në takim do të jetë “nisja urgjente e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve“.

Për këtë marrëveshje, Kosova dhe Serbia ranë dakord vitin e kaluar, por ajo nuk gjeti zbatim në terren.

Kujtojmë se javën e kaluar BE nuk arriti të organizoj takim trepalësh, përkundër përpjekjeve dhe takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Related posts

Erdoğan udhëton drejt Kazakistanit për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

admin6

Gjermani, digjet gabimisht kufoma e një shtetasi turk

admin

Publikohet video e momentit kur një dron kamikaz ukrainas goditi urën në Krime

admin