RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rinumërimi ndryshon bilancin e votave, 4 mijë të manipuluara për kandidatin Fetah Paçarizi, mbi 2200 për Nait Hasanin

rinumerimi-ndryshon-bilancin-e-votave,-4-mije-te-manipuluara-per-kandidatin-fetah-pacarizi,-mbi-2200-per-nait-hasanin

Procesi i rinumërimit të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka prodhuar ndryshime të konsiderueshme në rezultatet e kandidatëve për deputetë, duke nxjerrë në pah dallime të theksuara në numrin e votave të fituara.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ndryshimet më të mëdha janë regjistruar te disa kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kandidati Fetah Paçarizi prin listën e humbjeve, me 4.006 vota më pak pas rinumërimit.

Pas tij renditet Nait Hasani, i cili ka humbur 2.204 vota, ndërsa Kujtim Gashi rezulton me 1.551 vota më pak.

Humbje të ndjeshme ka pësuar edhe Arianit Çollaku, me 1.393 vota më pak.

Ndryshime janë vërejtur edhe në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas të njëjtave të dhëna, Arbër Rexhaj pas rinumërimit ka 434 vota më pak. Atë e pasojnë Rea Krasniqi me 392 vota më pak, Valon Ramadani me 318 vota më pak dhe Dafina Alishani, e cila ka humbur 258 vota.

Rinumërimi i votave po vazhdon edhe në vendvotime të tjera, ndërsa KQZ pritet të publikojë të dhëna të përditësuara për ndikimin përfundimtar të këtij procesi në rezultatet zgjedhore.

Related posts

Shuhet legjenda këmbëkëputur e sportit italian

RTI

Policia e shpall në kërkim të dyshuarin për grabitje, hoqi maskën pas aktit

RTI

Kinë – Burgim i përjetshëm për një amerikan të akuzuar për spiunazh

admin