RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rinumërohen rreth 74% e vendvotimeve

rinumerohen-rreth-74%-e-vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 27 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 74% apo 1,887 nga 2,557 vendvotime”, njoftoi Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 19 janar ka marrë vendim për rinumërim të plotë të votave të 28 dhjetorit.

Kjo ka ardhur pas dyshimeve për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë.

Ky fenomen është vërejtur më së shumti në Komunën e Prizrenit.

Me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit janë arrestuar 109 persona të dyshuar për përfshirje në manipulim të votave, ndërsa 23 prej tyre janë në paraburgim.
Hetimet për manipulim të votave kanë filluar edhe në Malishevë e Drenas

Related posts

Çavuşoğlu në Egjipt: Palët treguan vullnet për forcimin e marrëdhënieve në shumë fusha

admin

Analiza e BBC: “Përmbysja” politike në Mbretërinë e Bashkuar, çfarë ka ndodhur dhe ç’vjen më pas?

admin

Viktor Orban dekorohet nga Milorad Dodik/ Deklarata e fortë e kryeministrit hungarez: Nuk ka siguri në Evropë pa Serbinë

admin