Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme pas pranimit të një mesazhi në adresë elektronike me kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes në Gjykatën Kushtetuese dhe në aeroportin e Shkupit dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raporte të rreme.
“Menjëherë janë marrë masat e duhura nga punonjësit e policisë dhe janë kryer kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, kumtuan nga MPB. /shenja