Komanda e Rojës bregdetare njoftoi se morën lajmërim se një grup i migrantëve të parregullt gjendet në gomone tek bregdeti dhe menjëherë dërguan njësi në këtë zonë
Roja bregdetare turke ka shpëtuar 77 migrantë të parregullt në bregun e Marmarisit në Mugla, pasi gomonen e tyre e ktheu prapa Roja bregdetare greke në ujërat turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komanda e Rojës bregdetare njoftoi se morën lajmërim se një grup i migrantëve të parregullt gjendet në gomone tek bregdeti dhe menjëherë dërguan njësi në këtë zonë.
Me këtë rast u shpëtuan dhe u nxorën në breg 77 migrantë, pas çka u dërguan në shërbimin provincial për migracion.
Komanda e Rojës bregdetare po ashtu arrestoi një person të dyshuar.
Turqia është një nga rrugët kryesore për migrantët dhe azilkërkuesit që dëshirojnë të kalojnë në Evropë, veçmas pas luftës civile në Siri që filloi në vitin 2011.