RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Roja Bregdetare Turke shpëton emigrantë të shtyrë mbrapa nga Greqia

roja-bregdetare-turke-shpeton-emigrante-te-shtyre-mbrapa-nga-greqia

Një dron i marinës turke më 29 korrik regjistroi pamjet e forcave greke duke shtyrë dy varka që transportonin emigrantë të parregullt në brigjet rrethit Çeşme në provincën e Izmirit

Roja Bregdetare e Turqisë shpëtoi jetën e migrantëve të parregullt në Detin Egje pasi ata u shtynë ilegalisht në anën turke nga forcat greke, tha sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një dron i marinës turke më 29 korrik regjistroi pamjet e forcave greke duke shtyrë dy varka që transportonin emigrantë të parregullt në brigjet rrethit Çeşme në provincën e Izmirit, tha ministria në një postim në Twitter.

Situata u raportua menjëherë në Komandën e Rojës Bregdetare Turke dhe migrantët u shpëtuan, shtoi Ministria.

Ankaraja dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën e paligjshme të Greqisë të largimit të azilkërkuesve, duke thënë se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e njerëzve të cenueshëm, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.

Turqia ka qenë një pikë kyçe tranziti për migrantët e parregullt që duan të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi në vendet e tyre.

Turqia tashmë strehon 4 milionë refugjatë, më shumë se çdo vend tjetër në botë. /aa

Related posts

Izrael, qindra mijëra persona në protesta kundër rregullores gjyqësore të qeverisë

Muhamet Ramadani

Erdogan të hënën do të bisedojë në telefon me Trumpin

Muhamet Ramadani

MSH deklarohet për helmimet e qytetarëve në Han të Elezit: Prezente numër i tërësishëm i baktereve të gjalla

admin