RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Roli i xhamive shqiptare, temë diskutimi në konferencën shkencore të organizuar nga BIK-u

roli-i-xhamive-shqiptare,-teme-diskutimi-ne-konferencen-shkencore-te-organizuar-nga-bik-u

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës së bashku me Institutin për Studime dhe Hulumtime Islame po mbajnë Konferencë Shkencore kushtuar xhamive shqiptare. Në këtë Konferencë u theksua roli i xhamive, ku përveç rolit në aspektin fetar, të adhurimit dhe kryerjes së ritualeve, xhamia, u tha se kishte edhe karakter atdhetar dhe social, duke shërbyer si shkollë e kuvend.

Prijës fetarë, profesorë universitarë, e studiues u bën bashkë këtë të shtunë. Krejt kjo në kuadër të Konferencës Shkencore të organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës së bashku me Institutin për Studime dhe Hulumtime Islame, me temë roli i xhamive shqiptare.

Aty u tha se përveç rolit në aspektin fetar të adhurimit dhe kryerjes së ritualeve, xhamia, kishte edhe karakter atdhetar dhe social, duke shërbyer si shkollë e kuvend.

“Përgjatë këtyre shekujve të hapërimit tonë me Islamin si fe, në trojet tona u ndërtuan shumë xhami të bukura e me vlera historike, duke krijuar kështu një peizazh magjepsës fetar, sepse xhamitë, që në fillim të ndërtimit të tyre, e tejkaluan rolin e tyre duke mos u kufizuar vetëm si vende adhurimi, përkundrazi, misioni i xhamive kudo në tokat shqiptare shtrihet përtej madhështisë së tyre arkitekturore. Ato gjatë historisë, ishin vërtet qendra aktive të edukimit dhe ligjërimit intelektual. Brenda këtyre hapësirave të shenjta, dijetarët dhe mendimtarët nxitën një kulturë të të mësuarit që i kapërceu kufijtë fetarë”, tha drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime islame, Sabri Bajgora.

Kurse kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, në fjalën hapëse të kësaj Konference, theksoi rolin që kishin xhamitë ndër vite në çështjet kombëtare.

“Xhamitë tona u shndërruan në shkolla e kuvende burrash, nga aty dolën dhe i prinë popullit ulema e atdhetarë tanë të spikatur, që u vunë në ballë të proceseve të rëndësishme historike, politike e kombëtare, ku vlen të përmendet se në xhaminë “Bajrakli” të Prizrenit u mbajt edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e deri te lufta e fundit, ku xhamitë tona u shndërruan në qendra të rezistencës e të mbijetesës sonë”, deklaroi Tërnava.

Konferenca filloi punimet të shtunën dhe përgjatë këtyre dy ditëve, mbi 70 studiues do të vënë në pah elemente të shquar mbi rolin dhe funksionimin e xhamive në trojet shqiptare.

Related posts

Finlanda teston pasaportën digjitale në aeroportin e Helsinkit

rezart morina

Ushtria izraelite vret 16 vjeçarin palestinez në Bregun Perëndimor

admin

Turqi, shtetasja ruse pranon Islamin

admin