RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rreth 120 mijë muslimanë falën namazin e Bajramit në Mesxhid Al-Aksa

rreth-120-mije-muslimane-falen-namazin-e-bajramit-ne-mesxhid-al-aksa

Përafërsisht 120 mijë muslimanë vërshuan drejt Mesxhid Al-Aksasë, vendit të tretë më të shenjtë në Islam, për faljen e namazit të Fitër Bajramit, raporton Anadolu.

Që nga orët e mëngjesit, muslimanë të të gjitha moshave u nisën për t’u falur në Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

Zona e Qytetit të Vjetër, ku ndodhet Mesxhid Al-Aksa, ishte skenë e një trafiku të dendur të këmbësorëve dhe automjeteve me rastin e namazit të Bajramit.

Sipas një deklarate me shkrim të Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, rreth 120 mijë njerëz e kanë falur namazin e Bajramit në Mesxhid Al-Aksa.

Pas faljes së namazit filluan thirrjet e tekbireve dhe urimet midis besimtarëve. Shumë fëmijë morën pjesë në lutje duke veshur rrobat e tyre festive.

Bastisjet e policisë izraelite më 4-5 prill, në të cilat ushtruan dhunë intensive ndaj besimtarëve në Mesxhid Al-Aksa, shkaktuan përshkallëzimin e tensioneve në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor gjatë Ramazanit.

Tensionet ishin zbutur pasi Izraeli nuk i lejoi hebrenjtë fanatikë të bastisnin Mesxhid Al-Aksanë në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.

Related posts

Izraeli vret dy palestinezë dhe plagos 18 të tjerë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

RTI

Mbytet anija me emigrantë në Tunizi, 35 të vdekur në det

Muhamet Ramadani

Sulmuesi i arrestuar serb po trajtohet në QKUK, gjendet jashtë rrezikut për jetë

Muhamet Ramadani