Rreth 1700 foka janë gjetur të ngordhura në bregdet të Detit Kaspik në jug të Rusisë, kanë njoftuar zyrtarët të dielën, raporton agjencia AP.
Autoritetet në Dagestan kanë thënë se është e paqartë se çfarë ka shkaktuar ngordhjen e kafshëve, por thonë se me gjasë kanë ngordhur nga shkaqe të natyrshme.
Autoritetet rajonale fillimisht kishin thënë se 700 foka kanë ngordhur, por të dielën Zaur Gapizov, nga Qendra Kaspike për Mbrojtje të Ambientit, ka thënë se janë afro 1700 kafshë të ngordhura.
Gapizov ka thënë se me gjasë fokat kanë ngordhur disa javë më parë.
The bodies of 1.7 thousand IUCN Red List seals were thrown to the Caspian Sea shore in Russia. fires missiles at Ukraine from the area. Authorities claim the animals “died a natural death.”
Soon Russian authorities will say the same about the killed mobilized men. pic.twitter.com/DQrTYIxedC— Alexander Khrebet/Олександр Хребет (@AlexKhrebet) December 4, 2022