Rreth 44% e ukrainasve që ikën në Gjermani për shkak të luftës duan të qëndrojnë në vend për një kohë të gjatë, sipas një studimi të kryer nga disa institute gjermane.
Instituti për Kërkimin e Punësimit (IAB), Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW), Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) dhe Instituti Federal për Kërkimin e Popullsisë (BIB) anketuan rreth 7 000 ukrainas nga janari deri në mars të këtij viti.
Shumica e rreth 1 milion ukrainasve që kanë kërkuar strehim në Gjermani, ndjekin kurset e gjuhës dhe integrimit ose i kanë përfunduar tashmë ato.
Sipas studimit, pavarësisht dëshirës së fortë për punësim të shpejtë, integrimi aktual në tregun e punës është ende duke avancuar ngadalë.
“Aktualisht, vetëm 18% janë të punësuar, për shkak të problemeve të vazhdueshme gjuhësore edhe pas përfundimit të kurseve të integrimit, si dhe mungesës së kujdesit ndaj fëmijëve”, thuhet në studim.
Shkalla e punësimit tek nënat me fëmijë të vegjël është vetëm 3%.
Shumica e refugjatëve ukrainas tani jetojnë në strehim privat. /atsh