RTV AHIRETI
Shëndetësi

Zhvillohet mjekësia rigjeneruese

zhvillohet-mjekesia-rigjeneruese

Është krijuar një leukoplast biologjik që riparon dëmtimet në zemër tek kaviet. Konsiderohet një hap përpara në mjekësinë rigjeneruese ky ekperiment mbi kafshët e laboratorit që vuanin me ishemi kronike të miokardit. Si rezultat, ka ruajtur funksionimin kardiak dhe ka rritur në mënyrë domethënëse mbijetesën.

Ekipi kërkimor, 10 vjet më parë arriti të realizonte një ind muskular të inxhinierizuar që e quajtën X-Met dhe duke e stimuluar mekanikisht, ai u transformua në një strukturë të ngjashme me muskulin kardiak.

Në eksperimentin e fundit X-Met, jo vetëm ruajti funksionimin kardiak, por edhe rriti jetëgjatësinë tek kaviet ku u transplantua, duke moduluar përgjigjen inflamatore dhe duke reduktuar fibrozën në zemrën e dëmtuar.

Puna kerkimore është realizuar nga Univeristeti La Sapienza i Romës dhe është publikuar në revistën ndërkombëtare “Scientific Reports”.

Related posts

Virozat rriten me temperaturat/ Në qendrat shëndetësore ka një fluks të shtuar të personave që kërkojnë ndihmë

admin

Acidi që fshihet në ushqimet dhe pijet industriale mund të shkaktojë urth dhe prishje dhëmbësh

Muhamet Ramadani

Zonat ku ju dalin puçrrat tregojnë shumë për shëndetin tuaj

Muhamet Ramadani