RTV AHIRETI
Shëndetësi

Rreziku qe vjen nga Ibuprufeni

rreziku-qe-vjen-nga-ibuprufeni

Rezultatet e një studimi të ri kanë zbuluar se ilaçet e tilla si Ibuprofeni e rritin rrezikun e sulmeve në zemër

Ibuprofeni i përket një grupi të ilaçeve të njohura si ilaçe antipezmatuese jo-sterodiale (NSAID. Një studim dhjetëvjeçar ka treguar se personat që përdorin ilaçe të tilla kanë një rrezik prej 83 përqind që të pësojnë sulm në zemër.

Studimi ka përfshirë rreth 10 milionë përdorues të barërave të tilla në SHBA, Holandë, Itali dhe gjermani. Hulumtuesit kanë zbuluar se personat që kishin përdorur NSAID-a në 14 ditët e fundit kishin pasur rrezik 19 përqind më shumë për sulm në zemër sesa personat të cilët nuk kishin përdorur asnjëherë.

Veç ibuprofenit, në listën e barërave të rrezikshme futen edhe diclofenac, indomethacin, ketorolac, naproxen, nimesulide dhe piroxicam.

Këshilluesja farmaceutike për sëmundjet kardiovaskulare, Helen Williams ka thënë se personat që kanë nevojë për trajtim afatgjatë me NSAID duhet të kenë më shumë kujdes.

Related posts

​Shenja e hershme e Alzheimer mund të shihet edhe kur parkoni një makinë

admin

Shfaqja e diabetit pas moshës 50 vjeç, mund të paralajmërojë shfaqjen e këtij lloji kanceri vdekjeprurës

admin

Sot të gjithë e shmangin këtë ushqim, por njerëzit më jetëgjatë e hanin çdo ditë

admin