Qeveria e koalicionit të kryeministrit holandez Mark Rutte u rrëzua pas vetëm një viti e gjysmë në pushtet të premten pasi nuk u arrit marrëveshje për masat për të frenuar fluksin e emigrantëve, sipas mediave lokale.
Rutte, udhëheqësi më jetëgjatë i Holandës, kryesoi bisedimet e krizës midis katër partnerëve të koalicionit, por nuk arriti marrëveshje, njoftuan transmetuesit NOS dhe RTL dhe agjencia holandeze e lajmeve ANP.
Rutte dëshironte të kufizonte kërkesat e azilkërkuesve për të sjellë familjet e tyre në Holandë, por planet e tij kanë zemëruar dy nga katër partitë në koalicionin qeverisës të konservatorëve dhe liberalëve.
Bisedimet për të shpëtuar qeverinë dështuan në zgjidhjen e ngërçit pasi plani u refuzua nga anëtarë të rëndësishëm të kabinetit të Ruttes të mërkurën dhe të enjten.
Rutte vendosi të rrëzojnë Qeverinë meqë nuk pati marrëveshje. /koha