RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rriten gjobat për shkelësit e Ligjit antiduhan, nga 1 mijë deri në 3 mijë euro

rriten-gjobat-per-shkelesit-e-ligjit-antiduhan,-nga-1-mije-deri-ne-3-mije-euro

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se po vazhdon pa kompromis zbatimi i Ligjit për Kontroll të Duhanit, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Sipas MSH-së nga tani e tutje gjobat për të gjithë ata që shkelin Ligjin për Kontrollin e Duhanit, do të jenë nga 1 mijë deri në 3 mijë euro.

MSH po ashtu bënë të ditur se nga janari deri me datë 14.03.2024 janë shqiptuar gjithsej 1328 gjoba.

“Muajin e parë të vitit gjobat kanë qenë minimale, me qëllim që të nxisim bashkëpunim të ndërsjellë pa i ngarkuar bizneset, ndërsa tash e tutje gjobat për ata që thyejnë ligjin do të jenë maksimale, prej 1000 deri në 3000 euro”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndryshe, duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit në botë, duke përfshirë rreth 1.3 milionë jo-duhanpirës të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë;

Në çdo 6.5 sekonda një njeri vdes në botë nga pasojat e duhanpirjes;

Duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij. Është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë;

Pirja e duhanit vlerësohet se shkakton: 67% të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive; 34% të vdekjeve nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe 8% të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Related posts

Sudan, 14 punëtorë të vdekur nga shembja e minirës së arit

rezart morina

Masa të rrepta sigurie në New York përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së – VIDEO

rezart morina

E pazakontë, ujërat me akull vërshojnë rrugëve të qytetit italian pas stuhisë së fortë

rezart morina