RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër

rriten-serish-cmimet-e-derivateve,-nafta-arrin-ne-1.69-euro-per-liter

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00.

Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar 1.69 euro për litër, duke shënuar një rritje prej një centi krahasuar me ditën e djeshme, kur çmimi maksimal ishte 1.68 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.50 euro për litër, ndërsa gazi 0.60 euro për litër.

Rritja e çmimit të dizelit po vazhdon prej disa ditësh radhazi, duke reflektuar trendin e fundit të shtrenjtimit të derivateve në tregun vendor.

Qytetarët që kanë ankesa lidhur me çmimet e derivateve mund t’i drejtohen Ministrisë përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

Related posts

Netanyahu i kundërpërgjigjet kritikave amerikane për Gazën: Të papërshtatshme! Do të vendosë populli izraelit se kur do të mbahen zgjedhjet, nuk mund të na imponohet

admin

Soylu: Nuk pranojmë ngushëllimet e ambasadës amerikane, i refuzojmë

admin

RMV: Dënime deri 10 mijë euro për kompanitë që nuk do t’i respektojnë çmimet e ngrira

Muhamet Ramadani