RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rritet besimi per Presidenten dhe Ushtrine e vendit

rritet-besimi-per-presidenten-dhe-ushtrine-e-vendit

Në vazhdën e sondazheve periodike të kryera për nevojat e një institucioni të njohur ndërkombëtar, Presidenca e vendit dallohet si institucioni politik besueshmeria e të cilit është rritur dukshëm në raport me vitet e kaluara me rritje prej 20% prej vitit paraprak, e më së shumti në raport me institucionet tjera politike në vend.

Kjo është hera e parë që shefi i shtetit në vendin tonë, përveq që ka besueshmërinë e 62% të qytetarëve, atë e ka rritur dukshëm në krahasim edhe me numërin e votave të marra në zgjedhjet e fundit.

Sondazhi është zhvilluar në periudhën nëntor 2022, përgjatë së cilës janë intervistuar 1.702 respodent, mostër kjo e pranueshme për matjen e opinionit publik sipas metodave të hulumtimit. Me marzh te gabimit +/- 2.83%

E si duket krahas komandantes supreme qytetarët vlerësojnë lartë edhe punën e FSK e cila ka rritje të besueshmërisë prej 30% në raport me prillin e vitit të kaluar.

Përveq besueshmërisë, sondazhi ka trajtuar përmes një rresht pyetjeve edhe shkallën e korrupsionit të pranishme nëpër institucionet publike, rezultati i të cilave ilustron se qytetarët besojnë që presidenca është institucioni më i pa-korruptuar në vend.

Related posts

Ga’za: Sëmundjet ngjitëse të lëkurës po përhapen me shpejtësi tek fëmijët e zhvendosur

rezart morina

Mickoski propozon “platformë të përbashkët”: Duhet të kemi një marrëveshje për qëllimin strategjik, anëtarësimin në BE

RTI

Ushtarë të rinj gjerman kanë zbarkuar dje në Kosovë, Rohde: Përgatitje terreni edhe për trupa të tjera shtesë

rezart morina