RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 1.410 numri i viktimave nga përmbytjet në kufirin Nepal-Kinë, mbi 5.650 mbeten të zhdukur

rritet-ne-1410-numri-i-viktimave-nga-permbytjet-ne-kufirin-nepal-kine,-mbi-5.650-mbeten-te-zhdukur

Autoritetet nepaleze kanë gjetur edhe 10 trupa të tjerë në zonat e goditura nga përmbytjet, ndërsa numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese dhe rrëshqitjet e dheut që goditën kufirin Nepal-Kinë në fund të muajit të kaluar është rritur në 1.410 ndërsa mbi 5.650 persona ende rezultojnë të zhdukur, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave zyrtare nga Nepali dhe Kina, ndër personat e zhdukur, 848 janë shtetas të huaj.

Autoriteti Kombëtar i Nepalit për Reduktimind he Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë njoftoi se rreth 1.367 trupa janë gjetur në rajonet e goditura nga përmbytjet në Nepal, ndërsa 5.132 persona, përfshirë 587 shtetas të huaj, vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.

Deri më tani janë shpëtuar mbi 13.600 persona, përfshirë disa të shpëtuar edhe gjatë fundjavës së kaluar.

Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet masive të dheut në Rajonin Autonom Xizang të Kinës jugperëndimore, i njohur gjithashtu si Tibet, mbetet 43, ndërsa 519 persona, përfshirë 261 shtetas të huaj, vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.

Related posts

Vuçiq vlerëson lidershipin e presidentit Erdogan dhe mbështet forcimin e bashkëpunimit dypalësh

RTI

“Fëmija i ëmbël, i kthyer në vrasës gjakftohtë!”- Profili kontradiktor i atentatorit të Trump: Si njihej nga miqtë Thomas Crooks? Ja çfarë është zbuluar rreth 20-vjeçarit

admin

OKB: Numri i fëmijëve të kequshqyer në Gaza vijon të jetë shokues!

Muhamet Ramadani