RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 22.835 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-22.835-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Të paktën 22.835 palestinezë janë vrarë dhe 58.416 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria tha se 113 persona janë vrarë dhe 250 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në 24 orët e fundit.

Izraeli ka vazhduar sulmet intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi i befasishëm ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor.

Autoritetet izraelite pretendojnë se në sulmin e Hamasit janë vrarë rreth 1.200 izraelitë.

Sulmet izraelite e kanë lënë Gazën në gërmadha, me 60 për qind të infrastrukturës të dëmtuar ose shkatërruar dhe gati 2 milionë banorë të zhvendosur, të cilët përballen me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Ekspertë të shumtë ndërkombëtarë ligjorë kanë thënë se veprimet e Izraelit në Gaza përbëjnë krime lufte ose gjenocid.

Related posts

Gjermania porosit raketat izraelite Arrow 3 për sistemin e saj të mbrojtjes ajrore Sky Shield

rezart morina

Turqi, të rinjtë shpërndanë trëndafila nëpër kisha si reagim ndaj djegies së Kuranit

admin

Britani, hetime mbi akuzat se “ushtarët britanikë kanë vrarë civilë afganë”

admin