RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rohde për votimin në veri: Ata që deshën bojkot, morën atë që kërkuan

rohde-per-votimin-ne-veri:-ata-qe-deshen-bojkot,-moren-ate-qe-kerkuan

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se nga votimi i të dielës në veri, nuk është arritur në situatën ku të gjithë qytetarët do të mund të ndihen të përfaqësuar nga kryetarët e komunave.

Ka deklaruar se thirrja e Listës Serbe për bojkotimin e këtij procesi është për keqardhje.

Ai në një përgjigje për KOHËN ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka bërë pjesën e saj duke organizuar një proces të cilin votuesit do të mund ta kishin përdorur për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

“Bojkoti i kërkuar nga akterët politikë si Lista Srpska është, siç e kam thënë më parë, për keqardhje dhe shkatërrues kur bëhet fjalë për kulturën demokratike, zgjidhjen e problemeve dhe kujdesin për jetën e përditshme aktuale të qytetarëve. Për ta thënë troç: ata që bënë thirrje për bojkot morën pikërisht atë që kërkuan”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

Qeveria ka vlerësuar se Kosova me organizimin e procesit të votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri i ka përmbushur obligimet e saj dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) që t’i heqë masat e vendosura ndaj Kosovës.

Të dielën në veri katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok është organizuar votimi për shkarkimin e kryetarëve. Por nisma e qytetarëve serbë ka dështuar.

Për shkarkim nevojitej vota pro e 50 për qind e trupës elektorale të një komune, plus një votë, por në fund të ditës mezi u mblodhën 250 vota në të katër komunat.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Mitrovicë të Veriut kanë votuar 111 persona me të drejtë vote, në Leposaviq 124, në Zubin-Potok 18 dhe në Zveçan asnjë.

Related posts

Rusia thotë se ka goditur sistemin amerikan të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë

admin

Kosova bëhet me Qendër Shtetërore Kibernetike

RTI

Suedia dhe Finlanda, duhet të marrin në konsideratë shqetësimet e sigurisë së Turqisë

admin