RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 35.233 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-35.233-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 35.233, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë për 222 ditë.

Ushtria izraelite ka kryer 5 masakra në sulme në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit, 60 palestinezë të tjerë kanë humbur jetën dhe 80 janë plagosur.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 35.233 ndërsa numri i të plagosurve në 79.141.

Theksohet se ende ka njerëz të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.

Related posts

Meksikë, 6 të vrarë në një sulm në qytetin kufitar në jug të vendit

Muhamet Ramadani

Deri më 2030, India mund ta kalojë Japoninë dhe Gjermaninë për t’u bërë ekonomia e tretë në botë

admin

Forcat izraelite mbulojnë me beton puset dhe burimet palestineze

Muhamet Ramadani