RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Tërmet në Shqipëri

termet-ne-shqiperi

Në orët e mëngjesit të sotëm është regjistruar një tërmet në Shqipëri, me magnitudë prej 3.6 ballë të shkallës Rihter, mirëpo nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale.

Tërmeti është regjistruar në ora 06:32 minuta, 19 kilometra në veri-lindje të Elbasanit, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Thellësia e tërmetit ishte 15 km, njofton Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Ndërsa, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) tërmeti është regjistruar në orën 06:32 në qarkun e Elbasanit.

Epiqendra ka qenë në Gurëshpatë të Elbasanit.

Sipas raportimeve të qytetarëve të Shqipërisë në këtë Qendër sizmike tërmeti është ndier në disa qytete tjera.

Related posts

Franca i bën thirrje Izraelit “të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza”

Muhamet Ramadani

Një libanez po mban peng stafin e bankës, kërkon t’i tërheqë kursimet e bllokuara

admin

Vret me thikë partneren, më pas vetëvritet duke u hedhur nga çatia e shtëpisë! Plagoset e moshuara që tentoi të shpëtonte vajzën e saj

admin