RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 40.139 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-40.139-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Është rritur në 40.139 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 318 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer “3 masakra”, ndërsa në këto sulme janë vrarë 40 palestinezë dhe 134 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 40.139, ndërsa i të plagosurve në 92.743.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve, ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Related posts

Kurti e Bislimi nesër në konferencë, pritet të flasin për takimin e fundit në Bruksel

rezart morina

Myftiu Tërnava priti në takim përfaqësuesit e studentëve të Unionit Studentor të FShI-së

rezart morina

Më shumë se 50 pa’lestinezë të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za sot

rezart morina