RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Janë liruar të gjithë policët, përveç zv.drejtorit Jankoviq

kurti:-jane-liruar-te-gjithe-policet,-pervec-zv.drejtorit-jankoviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar nga mbledhja e Qeverisë se janë liruar katër nga pesë zyrtarët policorë që po mbaheshin në Rashkë të Serbisë.

Sipas Kurtit, katër zyrtarët tashmë janë liruar dhe se i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

“Informacionet e fundit na njoftojnë që të gjithë policët e ndaluar të cilët I përmenda në fjalën time hyrëse tashmë janë liruar, përveç zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Dejan Jankoviq. Pra zëvendësdrejtori policisë vazhdon që të mbahet në burg në Serbi”, tha Kurti.

Related posts

Në Shqipëri propaganda është më e shpejtë se ambulanca…

Muhamet Ramadani

​Lobimi kundër Kosovës në KiE, qeveria akuzon Serbinë se po e shkel marrëveshjen e Brukselit

admin

Hezbollahu: Sulmet izraelite “nuk do të mbeten pa përgjigje”

admin