RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 71.388 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-71.388-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Është rritur në 71.388 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e Izraelit si dhe trupat e nxjerrë së fundmi nga rrënojat.

Në 24 orët e fundit në spitale janë sjellë 5 të plagosur dhe 2 trupa të palestinezëv. Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, në sulmet izraelite janë vrarë 422 persona, janë plagosur 1.189 të tjerë ndërsa 684 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 71.388 ndërsa numri i të plagosurve në 171.269.

– Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për shkëmbimin e pengjeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi më 9 tetor se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza gjatë negociatave që po zhvilloheshin në Egjipt.

Marrëveshja e nënshkruar në Egjipt ku u zhvilluan negociatat, hyri në zbatim më 10 tetor me miratimin e qeverisë izraelite.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon herë pas here sulmet e saj ndaj palestinezëve me pretendime të ndryshme.

Related posts

Kryepeshkopi suedez dënon provokimet e djegies së Kuranit nga politikani ekstremist

admin

Borrell: Zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes rruga e vetme drejt normalizimit Kosovë – Serbi

Muhamet Ramadani

Kryeministri indian Modi: Ndërprerjet në Ngushticën e Hormuzit janë të papranueshme

Irfan Jahiu