RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 77 numri i dëshmorëve të Azerbajxhanit si pasojë e provokimeve të Armenisë

rritet-ne-77-numri-i-deshmoreve-te-azerbajxhanit-si-pasoje-e-provokimeve-te-armenise

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se është rritur në 77 numri i ushtarëve azerbajxhanas që kanë rënë dëshmorë në konfliktet e shkaktuara si pasojë e provokimit të Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria përditësoi në faqen e saj të internetit listën me emrat e dëshmorëve. Sipas kësaj, në listë paraqiten emrat e 77 ushtarëve të rënë dëshmorë në konfliktet që filluan më 12 shtator në kufirin mes dy vendeve si pasojë e provokimeve të Armenisë.

Në deklaratën e saj të mëparshme Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit kishte njoftuar 50 numrin e ushtarëve të rënë dëshmorë, duke e rritur më pas këtë shifër në 71.

Konfliktet në kufirin Azerbajxhan-Armeni

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se konflikti filloi si pasojë e provokimit në përmasa të gjera në drejtim të rajoneve Dashkasan, Kalbajar, Lachin dhe Zangilan të Azerbajxhanit në natën e 12 shtatorit nga forcat armene.

Si rezultat i kontakteve diplomatike, u njoftua se Azerbajxhani dhe Armenia u dakorduan për armëpushim lidhur me konfliktin i cili është më i madhi pas Luftës së 2-të të Karabakut.

Armenia njoftoi se 135 ushtarë të saj e kanë humbur jetën.

Azerbajxhani njoftoi se është i gatshëm t’i dorëzojë Armenisë trupat e rreth 100 ushtarëve armenë që humbën jetën në konflikte.

Related posts

Vendet e Ballkanit në krye të listës për numrin e armëve

admin

Dy helikopterë të marinës përplasen në ajër dhe rrëzohen në tokë, raportohet për 10 viktima! Si ndodhi tragjedia në Malajzi

admin

Konferenca e donatorëve mbledh 9,6 miliardë euro për Sirinë

rezart morina