RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 77 numri i dëshmorëve të Azerbajxhanit si pasojë e provokimeve të Armenisë

rritet-ne-77-numri-i-deshmoreve-te-azerbajxhanit-si-pasoje-e-provokimeve-te-armenise

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se është rritur në 77 numri i ushtarëve azerbajxhanas që kanë rënë dëshmorë në konfliktet e shkaktuara si pasojë e provokimit të Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria përditësoi në faqen e saj të internetit listën me emrat e dëshmorëve. Sipas kësaj, në listë paraqiten emrat e 77 ushtarëve të rënë dëshmorë në konfliktet që filluan më 12 shtator në kufirin mes dy vendeve si pasojë e provokimeve të Armenisë.

Në deklaratën e saj të mëparshme Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit kishte njoftuar 50 numrin e ushtarëve të rënë dëshmorë, duke e rritur më pas këtë shifër në 71.

Konfliktet në kufirin Azerbajxhan-Armeni

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se konflikti filloi si pasojë e provokimit në përmasa të gjera në drejtim të rajoneve Dashkasan, Kalbajar, Lachin dhe Zangilan të Azerbajxhanit në natën e 12 shtatorit nga forcat armene.

Si rezultat i kontakteve diplomatike, u njoftua se Azerbajxhani dhe Armenia u dakorduan për armëpushim lidhur me konfliktin i cili është më i madhi pas Luftës së 2-të të Karabakut.

Armenia njoftoi se 135 ushtarë të saj e kanë humbur jetën.

Azerbajxhani njoftoi se është i gatshëm t’i dorëzojë Armenisë trupat e rreth 100 ushtarëve armenë që humbën jetën në konflikte.

Related posts

Blinken bën thirrje për vetëpërmbajtje pas shpërthimeve të pajisjeve “pager” në Liban

Muhamet Ramadani

Nënpresidentja Kamala Harris në konferencën në Zvicër për paqen për Ukrainën, zbardhet axhenda! Ja temat e diskutimit

admin

Inspektorati i kryeqytetit largon disa nga terasat e lokaleve në hapësira publike

Muhamet Ramadani