RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria Speciale kërkon caktimin e paraburgimit për drejtorin e KEK-ut

prokuroria-speciale-kerkon-caktimin-e-paraburgimit-per-drejtorin-e-kek-ut

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

E kjo pasi Krasniqi u arrestua dje nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton teve1.info.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, ndaj të pandehurit me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se nga e mërkura, kryeshefi i KEK-ut është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Related posts

Bujqësia dhe turizmi në rrezik nga thatësira në Francë

admin

SHBA, tre të plagosur në të shtëna me armë në një qendër tregtare gjatë fluksit të “Black Friday”

RTI

Bordi i FMN-së miraton marrëveshjen prej 100 milionë euro me Kosovën

Muhamet Ramadani