RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 9 numri i palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor

rritet-ne-9-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-ushtria-izraelite-ne-bregun-perendimor

Të paktën 9 palestinezë u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar të enjten, sipas burimeve palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze e Shëndetësisë në deklaratën e saj tha se 9 persona u vranë në kampin e refugjatëve Jenin, duke shtuar se në mesin e viktimave është edhe një grua e moshuar.

Lëvizja palestineze Fatah bën thirrje për intensifikimin e rezistencës kundër Izraelit

Ministria tha se 16 të tjerë u plagosën, ku 4 prej tyre janë në gjendje kritike. Dëshmitarët okularë thanë për AA se një ushtar izraelit sulmoi kampin e refugjatëve Jenin, gjë që çoi në përleshje midis dhjetëra palestinezëve dhe ushtrisë izraelite.

Dëshmitarët shtuan se përleshjet shpërthyen midis dhjetëra palestinezëve dhe forcave izraelite që përdorën municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e kapjes së palestinezëve të “kërkuar”.

Related posts

Kriza energjetike në Itali, sondazhi: 90% e qytetarëve të frikësuar për dimrin dhe faturat e shtrenjta

admin

Mbi 130 migrantë sirianë kalojnë lumin Evros që ndan Turqinë dhe Greqinë

rezart morina

Kovaçevski: Kemi ndarë 250 milionë euro për masat kundër krizës

admin