RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet numri i viktimave në Florida si pasojë e uraganit

rritet-numri-i-viktimave-ne-florida-si-pasoje-e-uraganit

Autoritetet në Florida kanë nisur një proces të gjerë të kërkim-shpëtimit, pas dëmeve të mëdha që ka shkaktuar Uragani Ian.

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur në këtë shtet amerikan, mirëpo zyrtarët frikësohen se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se uragani – që tani është në kategorinë e parë – mund të jetë më shkatërruesi në historinë e Floridas, “me një numër të konsiderueshëm të jetëve të humbura”.

Ian aktualisht është duke lëvizur drejt Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut.

Si pasojë e stuhisë së fuqishme, më shumë se 2.2 milionë njerëz vazhdojnë të mos kenë rrymë në Florida.
Vërshimet janë aq të rënda, saqë disa banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër shtëpitë e tyre.

Garda Kombëtare është duke shkuar derë më derë për të shpëtuar personat e bllokuar.

Guvernatori shtetëror, Ron DeSantis, ka thënë të enjten në mbrëmje se dëmet në disa rajone janë “gati të papërshkrueshme”.

Uragani Ian ka goditur fillimisht Kubën duke e lënë gjithë shtetin pa rrymë ditën e martë. /rel

Related posts

SHBA i hapi rrugën ndalimit të TikTok, Kina paralajmëron masa të forta

RTI

Gërvalla pas dështimit të kërkesës ruse në OKB: Rusia ngeli e vetme në përpjekje për ta shtrembëruar të vërtetën

RTI

Vdes nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, gjenerali i paditur për krime lufte në Kosovë

admin