RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet numri i viktimave në Gaza: 72,249 të vrarë që nga fillimi i luftës

rritet-numri-i-viktimave-ne-gaza:-72,249-te-vrare-qe-nga-fillimi-i-luftes

Burime mjekësore në Rripin e Gazës njoftuan se numri i të vrarëve nga ofensiva izraelite ka arritur në 72,249, ndërsa të plagosurit kanë shkuar në 171,898, që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor 2023.

Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë regjistruar dy viktima dhe 20 të plagosur.

Po ashtu bëhet e ditur se që nga marrëveshja e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, janë vrarë gjithsej 673 persona dhe janë plagosur 1,799 të tjerë, ndërsa janë nxjerrë nga rrënojat 756 trupa.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se ende ka viktima të mbetura nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe mbrojtjes civile nuk kanë mundur të arrijnë tek ata deri më tani. /mesazhi

Related posts

Kosova afër blerjes së “Javelinëve”, aktualisht po kryhen pagesat

Muhamet Ramadani

Zjarrfikësit luftojnë me flakët në një park kombëtar të Çekisë

admin

Ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së Mogherini dhe ish-diplomati i lartë Sannino në paraburgim për mashtrim

RTI