RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet numri i viktimave në Gaza: 72,253 të vrarë

rritet-numri-i-viktimave-ne-gaza:-72,253-te-vrare

Burime mjekësore në Rripin e Gazës njoftojnë se numri i viktimave nga ofensiva izraelite ka arritur në 72,253 të vrarë dhe 171,912 të plagosur që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor 2023.

Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër viktima, përfshirë një person që ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra më herët, si dhe 14 të plagosur.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se që nga armëpushimi i 11 tetorit të vitit të kaluar, numri i të vrarëve ka arritur në 677, ndërsa i të plagosurve në 1,813. Gjithashtu, janë nxjerrë nga rrënojat 756 trupa.

Ndërkohë, raportohet se shumë viktima ende ndodhen nën rrënoja ose të shtrira në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit dhe mbrojtjes civile nuk kanë mundësi të arrijnë në të gjitha zonat e prekura. /mesazhi

Related posts

​Bie njësia A3, përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike

admin

Policia kontrollon trafikun përmes veturave me pajisje inteligjente

admin

Trump: Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet ndaj objekteve energjetike të njëra-tjetrës

RTI