RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet numri i viktimave në Gaza: 72,549 të vrarë

rritet-numri-i-viktimave-ne-gaza:-72,549-te-vrare

Burime mjekësore në Rripin e Gazës kanë bërë të ditur se numri i përgjithshëm i të vrarëve që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023 ka arritur në 72,549, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 172,274.

Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë sjellë 8 viktima, prej tyre 7 të vrarë të rinj dhe një trup i nxjerrë nga rrënojat, si dhe 24 persona të plagosur.

Po ashtu, bëhet e ditur se që nga periudha e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, janë regjistruar gjithsej 773 të vrarë dhe 2,171 të plagosur. Ndërkohë, 761 trupa janë nxjerrë nga nën rrënoja.

Burimet theksojnë se ende ka viktima të mbetura nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit dhe ambulancat nuk kanë mundësi të arrijnë në të gjitha zonat.

Gjithashtu, 196 viktima janë shtuar në statistikat zyrtare pas verifikimit dhe plotësimit të të dhënave të tyre gjatë muajit prill. /mesazhi

Related posts

Italia refuzon “ultimatumin”, Spanja vendos kontrolle kufitare për udhëtimet nga vendi fqinj

admin

“Lu’fta në Ga’za duhet të ndalet”, thotë Macron

Muhamet Ramadani

Sulltani i Omanit diskuton bisedimet SHBA-Iran me kryenegociatorin e Iranit

RTI