RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet numri i viktimave në Gaza, 72,593 të vrarë dhe 172,399 të plagosur

rritet-numri-i-viktimave-ne-gaza,-72,593-te-vrare-dhe-172,399-te-plagosur

Burime mjekësore në Rripin e Gazës njoftuan se numri i viktimave nga ofensiva izraelite ka arritur në 72,593 të vrarë dhe 172,399 të plagosur që nga 7 tetori 2023.

Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë sjellë 7 të vrarë, përfshirë një trup të nxjerrë nga rrënojat, si dhe 18 të plagosur.

Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit më 11 tetor, numri i viktimave ka arritur në 817, ndërsa të plagosurit në 2,296. Gjithashtu, 762 trupa janë nxjerrë nga nën rrënoja.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se ende ka viktima nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa ekipet e shpëtimit po hasin vështirësi për t’i arritur për shkak të kushteve në terren. /mesazhi

Related posts

Presidenti kroat refuzon të miratojë ambasadorin e ri të Izraelit për shkak të “politikës së qeverisë izraelite”

admin

Biden i gatshëm të bisedojë me Putinin nëse nis hapat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

admin

Erdogan dhe Guterres diskutojnë mënyrat për t’i dhënë fund krizës së shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë

admin