RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet numri i viktimave në Gaza

rritet-numri-i-viktimave-ne-gaza

Të paktën një palestinez është vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Sipas deklaratës, një trup tjetër është nxjerrë nga rrënojat e sulmeve të mëparshme izraelite.

Ministria bëri të ditur se që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor, Izraeli ka vrarë të paktën 416 palestinezë dhe ka plagosur 1,153 të tjerë. Gjatë periudhës së armëpushimit janë nxjerrë nga rrënojat rreth 683 trupa.

Bilanci i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i luftës izraelite në Gaza më 7 tetor 2023 ka arritur në 71,271 të vrarë dhe 171,233 të plagosur. /mesazhi

Related posts

Pas tërmeteve, Danimarka bën thirrje për bashkëpunim më të ngushtë mes BE-së dhe Turqisë

admin

Interpol-i lëshoi urdhërarrest për Radoiçiqin

admin

FSK e shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

admin