RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rritja e çmimeve, Vetëvendosje prezanton rezolutën për mbrojtjen e furnizimit të produkteve themelore

rritja-e-cmimeve,-vetevendosje-prezanton-rezoluten-per-mbrojtjen-e-furnizimit-te-produkteve-themelore

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se qytetarët duhet të mbrohen nga ndikimi i inflacionit dhe kriza ekonomike.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Kusari-Lila, duke prezantuar rezolutën për adresimin e rritjes së çmimeve, tha se përmes saj dhe hartimit të ligjit për mbrojtjen e furnizimit të produkteve themelore, s’do të ketë fitime të mëdha për një grup të vogël të bizneseve.

Ajo tha se ekonomia e Kosovës nuk ka arritur të forcojë bazën e prodhimit vendor dhe për shkak të importit të madh, qytetarët po përballen me inflacion të lartë.

“Ofron mundësinë e vendosjes së rrjetës mbrojtëse në situatat kur hapësira për të abuzuar me pozitat dominuese ndjeshëm rritët, bashkë me probalitetin e ndikimit negativ te një numër i madh i qytetarëve, të cilët shkallën e lëndueshmërisë e kanë më të lartë. Ajo çfarë ne po propozojmë është dhënia e mundësisë së vlerësimit real të shpenzimeve dhe çmimeve të produkteve të importuara dhe atyre të prodhuara në vend. Duke i njohur prodhuesve dhe importuesve shpenzime dhe fitimin, por duke siguruar se në asnjë mënyrë nuk do të krijohen hapësira për një pozitë dominuese apo abuzuese, që sjellin fitime të mëdha për një grup të vogël të bizneseve. Në situatën e krizës së inflacionit, e cila nuk ka kursyer as ekonomitë të mëdha, dizajnimi i pakos për mbrojtjen e qytetarëve nga ndikimi i lartë do të varet nga specifikat e ekonomisë së vendit”, tha Kusari-Lila.

Ajo tha se ulja e TVSH-së në disa sektorë nuk përcillet me uljen e çmimeve te konsumatorët, por vetëm fitim më të madh të bizneseve.

“Me praktikën e mëhershme se ulja e TVSH-së në një sektor nuk përcillet me uljen e çmimit për konsumatorët, por rritjen e fitimit për bizneset, është i domosdoshëm mekanizmi i cili parandalon abuzimin me faktorët e lartpërmendur. Për një kohë të caktuar mban një masë në treg, e cila siguron që qytetarët nuk do të mbesin tërësisht mangësive të ekonomisë sonë”, përfundoi ajo.

Ndryshe, rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga maji i vitit të kaluar është rritur 12.5 për qind, sipas Agjencisë së Statistikave. ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit për muajin maj 2022 është rritur 0.9 për qind.

Sipas raportit “Indeksi i Harmonizuar Çmimeve të Konsumit, maj 2022”, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te karburantet me 5.5 për qind, ndjekur nga pemët me 5.4 për qind dhe vajrat e yndyrat ushqimore me 5.2 për qind.

Related posts

Në sulmet izraelite në Gaza vritet kameramani i AA-së, Muntasir es-Savvaf

rezart morina

Tentuan të kalonin ilegalisht kufiri, kapen dy serbë në Leposaviq

rezart morina

Kurti: Rritëm 100 milionë euro më shumë buxhetin e komunave

admin