Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme ka shkaktuar kaos në aeroportin e Bejrut.
Shumë qytetarë kanë zgjedhur të largohen, ndërsa shumë të tjerë kanë pritur për orë të tëra në aeroport, për shkak se të shqetësimeve nga një luftë mes Izraelit dhe Hezbollah.
Ndërsa shumë linja kanë pezulluar fluturimet.
Pas vrasjes së të mërkurës së kaluar të liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran dhe sulmit ajror izraelit në Bejrut një ditë më parë që vrau udhëheqësin ushtarak të Hezbollahut, Fouad Shukr, shumë linja ajrore, duke përfshirë Lufthansa dhe Air France, kanë pezulluar linjat e saj drejt dhe nga Bejruti.
FLEEING LEBANON: Chaos at Beirut International Airport today after numerous foreign countries urged their citizens to leave Lebanon as soon as possible. pic.twitter.com/70zkri4T1o
— Jewish Breaking News (@JBreakingNews) August 4, 2024