Çmimi i gazit natyror për megavat-orë në Evropë ka shënuar një rritje me 13,4 për qind, sipas të dhënave të fundit të tregut.
Gazi natyror nisi të tregtohej sot me 207 EUR/MWh, ndërsa çmimi i gazit natyror për megavat-orë, i cili nga ora 10:20 u tregtua me 211 euro, u rrit me 13,4 për qind.
Zbulimi i rrjedhjes së gazit nga gazsjellësit “Nord Stream 1” dhe 2 në detin Baltik pati një ndikim në rritjen e çmimit.
Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se rrjedhjet e gazsjellësve “Nord Stream 1” dhe 2 kanë qenë rezultat i një veprimi të qëllimshëm dhe jo aksidental.
Dërgesat e gazit natyror përmes gazsjellësit “Nord Stream 1” u ndërprenë më 31 gusht, me arsyetimin se po kryheshin punime të mirëmbajtjes. /atsh