RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rushiti: Pranova kandidaturën për presidente për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit politik

rushiti:-pranova-kandidaturen-per-presidente-per-te-ndihmuar-ne-tejkalimin-e-ngercit-politik

E kandiduara nga Lëvizja Vetëvendosje për presidente të Kosovës, Feride Rushiti ka deklaruar në një konferencë për media se ka pranuar kandidaturën me bindjen se është një figurë unifikuese dhe mund të ndihmojë në tejkalimin e ngërçit aktual politik.

Ajo tha se propozimi për kandidim ka ardhur nga qytetarë, shoqëria civile, të mbijetuar të dhunës seksuale, partnerë ndërkombëtarë dhe së fundi edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Rushiti ka theksuar se ishte e bindur se emri i saj është përmendur si një figurë jopartiake e pranueshme edhe nga subjektet politike, përfshirë opozitën.

“Kam pranuar propozimin për kandidate për presidente të vendit me bindjen se jam një figurë unifikuese dhe përfaqësoj shoqërinë civile, dhe mund ta ndihmoj vendin ta tejkalojë ngërçin aktual politik, si dhe të nxis dialogun mes partive politike”, u shpreh ajo.

Sipas saj, ajo nuk ka ambicie personale politike, por synimi i kandidaturës është stabilizimi i institucioneve dhe avancimi i vendit.

Rushiti ka shtuar se vendimin për të hyrë në garë e ka marrë të hënën pasdite, pas konsultimeve të ndryshme.

Related posts

Zgjedhjet presidenciale në Rusia/ Vazhdon votimi në ditën e dytë, protestat janë sporadike

admin

Procesi në Hagë/ Shtyhet vendimi për ish-krerët e UÇK-së Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi. Ja data që u caktua

admin

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut zhvillon takon homologun e tij turk në Ankara

RTI