RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusi, ligjvënësit miratojnë projektligjin që ndalon ndryshimin e gjinisë

rusi,-ligjvenesit-miratojne-projektligjin-qe-ndalon-ndryshimin-e-gjinise

Ligjvënësit rusë kanë miratuar një projektligj që ndalon ndryshimin e gjinisë, transmeton Anadolu.

Anëtarët e Dumës së Shtetit, dhomës së ulët të parlamentit rus, njëzëri votuan në favor të miratimit të projektligjit në një seancë plenare në Moskë.

Projektligji tani kalon për miratim në dhomën e lartë të parlamentit, në Këshillin e Federatës, ndërsa më pas do të duhet të nënshkruhet nga presidenti rus për të hyrë në fuqi.

Projektligji ndalon çdo ndërhyrje mjekësore si operacione apo përdorimin e ilaçeve që synojnë formimin e tipareve fizike të gjinisë tjetër tek një person.

Ai gjithashtu ndalon ndryshimin e gjinisë në dokumentet e lëshuara nga shteti, ndërsa martesa do të anulohet nëse njëri prej bashkëshortëve ndryshon gjininë.

Personave që kanë ndryshuar gjininë do t’u ndalohet të adoptojnë fëmijë.

Projektligji bën përjashtim për ndërhyrjen mjekësore për trajtimin e “anomalive” kongjenitale të formimit të gjinisë tek fëmijët.

Nisma u paraqit nga deputetët e Dumës së Shtetit në muajin maj, me 400 ligjvënës që mbështetën projektligjin.

Related posts

Rriten shpresat për anëtarësim, shqyrtohet raporti për Kosovën në Këshill të Evropës

admin

KQZ merr vendim/ Pezullohet një parti e cila nuk ka mbajtur kuvendin zgjedhor

rezart morina

Rasti i Astrit Deharit, Ministria e Drejtësisë pezullon nga detyra Kryeinspektorin

admin