RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusi – Vdes presidenti i kompanisë së naftës “Lukoil”, Maganov

rusi-–-vdes-presidenti-i-kompanise-se-naftes-“lukoil”,-maganov

Ravil Maganov, presidenti i prodhuesit të dytë më të madh të naftës në Rusi, “Lukoil” (LKOH.MM), vdiq sot pasi u rrëzua nga dritarja e spitalit ku po trajtohej, në Moskë, sipas një burimi.

Maganov punoi në “Lukoil” që nga viti 1993, menjëherë pas krijimit të kompanisë, dhe ka mbikëqyrur rafinimin, prodhimin dhe eksplorimin e saj, duke u bërë presidnet në vitin 2020. Vëllai i tij Nail është kreu i prodhuesit të mesëm rus të naftës “Tatneft”.

Ravil Maganov ishte bashkëpunëtori i ngushtë i një prej themeluesve të “Lukoil”, Vagit Alekperov.

Alekperov, ish-zëvendësministër i Industrisë së Naftës dhe Gazit të Bashkimit Sovjetik, dha dorëheqjen si president i “Lukoil” në muajin prill, një javë pasi Britania e Madhe vendosi t’i ngrinte asetet dhe ndalonte udhëtimet si pjesë e sanksioneve për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. /atsh

Related posts

Vuçiq ftoi liderët e opozitës në dialog

admin

Li pranon ngadalësimin ekonomik të Kinës

admin

Shembet dheu në rrugën Gjakovë-Klinë, krijohen vështirësi për qarkullim të veturave

admin6