Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov thotë se Perëndimi po “militarizon” Azinë Juglindore për të përmbajtur interesat ruse dhe kineze.
Lavrov do të kryesojë delegacionin e Rusisë në samitin e G20-s që mbahet në Bali. i pari takim qëkur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt pasi Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin, është i zënë dhe nuk mund të marrë pjesë në samitin në Bali.
Ukraina pritet të jetë tema kryesore në agjendën e liderëve perëndimorë dhe ata ka gjasa që publikisht të konfrontohen me Rusinë për pushtimin e Ukrainës dhe të shtyjnë Kinën dhe Indinë – që më herët kanë shprehur shqetësime mbi luftën – që të kritikojë veprimet e Moskës.
Duke folur gjatë konferencës për media në përmbyllje të samitit të Shoqatës së shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Kamboxhia, Lavrov kritikoi Shtetet e Bashkuara për veprimet e saj në rajon, të cilin edhe Rusia edhe Perëndimi e shohin si një fushëbetejë strategjike gjeopolitike në dekadat e ardhshme.
“SHBA-ja dhe aleatët e saj në NATO po tentojnë të zotërojnë këtë hapësirë”, tha Lavrov për gazetarët.
Ai tha se strategjia e Indo-Paqësorit e presidentit amerikan, Joe Biden, ishte një përpjekje për të shmangur “strukturat gjithëpërfshirëse” për bashkëpunim rajonal dhe do të përfshinte “militarizimin e këtij rajoni me synimin e dukshëm të frenimit të interesave të Kinës dhe Rusisë në Azi-Paqësor”. /euronews
“The United States and NATO are trying to master the Asia-Pacific region by militarizing it; New Zealand, Canada, and Japan are being lured into the AUKUS bloc; NATO claims to play a leading role in the Asia-Pacific region;” — Lavrov pic.twitter.com/QsAYnzCnOW
— 🅴🅲🅴🆃🅷🆁🆄🅳🅴🆅🅴🅻🅼🅴🅽🆃 (@apocalypse0s) November 13, 2022