Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov akuzoi SHBA-në për sulmet me dronë ndaj Kremlinit, transmeton Anadolu.
Duke reaguar ndaj deklaratave të disa zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas se sulmet mund të jenë “të rreme”, Peskov tha: “Përpjekjet për të mohuar këtë sulm në SHBA dhe Ukrainë janë jashtëzakonisht qesharake”.
Ai tha se SHBA-ja qëndron pas sulmeve. “Ne e dimë se vendimet në lidhje me akte të tilla terroriste merren në Washington, jo në Kiev. Kievi po bën ashtu siç i thuhet”, tha Peskov.
Sipas tij, objektivat e sulmit u përcollën në Ukrainë nga SHBA. “Kievi nuk është gjithmonë i lirë në zgjedhjen e mjeteve të sulmit. Kjo zakonisht përcaktohet përtej oqeanit. Ne e dimë mirë këtë situatë”, shtoi Peskov.
– Putin vazhdon punën e tij në Kremlin
Zëdhënësi Peskov tha se SHBA-ja nuk duhet të përfshihet në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës. “Është shumë e rëndësishme të sigurohemi që Washingtoni ta kuptojë se ne e dimë këtë dhe të vetëdijesohen se sa e rrezikshme është të përfshihesh drejtpërdrejt në konflikt në këtë mënyrë”, tha ai.
Duke thënë se ai nuk mund të hyjë në detaje rreth reagimit të Rusisë ndaj sulmeve, Peskov tha: “Në çdo rast, ne mund të flasim për hapat e duhur që duhet të ndërmerren dhe të konsiderohen në interes të vendit tonë”.
Pas sulmeve, Peskov informoi se presidenti rus Vladimir Putin do të punojë sot në zyrën e tij në Kremlin dhe tha se do të mbajë fjalimin e tij në paradën që do të mbahet në Sheshin e Kuq më 9 maj.
KREMLIN DRONE ATTACK
– Russia says two Ukrainian drones attacked Kremlin overnight
– Drones downed with no victims or material damage to the Kremlin
– Moscow says it was a terrorist attack and attempt on Putin’s life
– Russia says it reserves right to respond when and how it… pic.twitter.com/loZA6c3Fvd
— The Spectator Index (@spectatorindex) May 3, 2023