RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia dhe Indonezia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dypalësh

rusia-dhe-indonezia-bien-dakord-te-forcojne-bashkepunimin-dypalesh

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti indonezian, Prabowo Subianto, ranë dakord për të forcuar bashkëpunimin dypalësh gjatë një takimi në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok, transmeton Anadolu.

Putini e përshkroi Indonezinë si një nga partnerët kryesorë të Rusisë në Azinë Juglindore dhe tha se tregtia dypalëshe u rrit me më shumë se 12 për qind vitin e kaluar.

“Indonezia është një nga partnerët kryesorë të Rusisë në Azinë Juglindore dhe prej shumë vitesh na lidh miqësia. Tregtia po zhvillohet, po rritet, vitin e kaluar rritja ishte mbi 12 për qind”, tha ai.

Putini theksoi marrëveshjen e tregtisë së lirë mes Bashkimit Ekonomik Euroaziatik dhe Indonezisë si dhe bashkëpunimin mes Moskës dhe Xhakartës në kuadër të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), OKB-së dhe platformave të tjera ndërkombëtare.

Prabowo tha se Indonezia e konsideron Rusinë një partner të rëndësishëm dhe përshëndeti zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivelin e partneritetit strategjik vitin e kaluar.

“Marrëdhëniet tona po zhvillohen shumë fuqishëm, përfshirë në bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik dhe ne jemi të gatshëm t’i forcojmë më tej marrëdhëniet tona”, tha ai.

Presidenti indonezian tha se të dy vendet kanë interes të përbashkët për zgjerimin e bashkëpunimit në të gjithë rajonin e Paqësorit, veçanërisht në çështjet detare dhe ndërlidhjen. “Ne jemi pjesë e Paqësorit dhe për ne bashkëpunimi në fushën detare dhe ndërlidhja janë shumë të rëndësishme”, tha Prabowo.

Takimi ishte i dyti mes presidentëve Putin dhe Prabowo këtë vit. Putini tha se kontaktet e tyre personale pasqyrojnë natyrën strategjike të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Indonezisë.

Related posts

Ministri i Jashtëm gjerman: Për momentin nuk do të marrim pjesë në një forcë ndërkombëtare stabilizuese në Gaza!

admin

Rritet numri i të vrarëve në Rripin e Gazës në 72.045 dhe i të plagosurve në 171.686

Irfan Jahiu

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, Kurti: Mungon vullneti i palës serbe për gërmimin e varreve masive

admin